You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PËR ÇFARË SHËRBEN FRUTI I PASIONIT, KU DHE SI DUHET PËRDORUR?

PËR ÇFARË SHËRBEN FRUTI I PASIONIT, KU DHE SI DUHET PËRDORUR?

fruti-i-pasionit-maska-fytyre-albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-gjithçka-mbi-femrat© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Vetitë ekzotike të frutit të pasionit janë të njohura gjerësisht për shëndetin e lëkurës, kryesisht kur kombinohen mrekullisht me përbërës të tjerë të dobishëm. Fruti në fjalë, është i pasur me vlera të larta ushqyese, konsumohet i freskët, ose si përbërës shtesë në akullore, kokteje, shurupe etj., etj. Frutat e freskëta të Pasionit përmbajnë vitaminë C (36%), fibra ditike (42%), vitaminë B, riboflavin (11%), niacin (10%), hekur (12%) dhe fosfor (10%)

Në Amerikën e Jugut, ky frut, përdoret për probleme mjekësore, në mënyrë të veçantë, për luftimin e ankthit, pagjumësisë, astmës, bronkit dhe infeksioneve të traktit urinar.

Por siç e përmenda dhe në fillim, fruti i Pasionit zë një vend shumë të rëndësishëm edhe në fushën e kozmetikës. Mund të përdoret ose i freskët siç është për përgatitjen e maskave të ndryshme, ose në formë vaji. Sot, do të flasim për një recetë peeling-u që largon qelizat e vdekura, zvogëlon poret e hapura dhe ripërtërin lëkurën duke e bërë atë më të lëmuar, më shkëlqyese, rrjedhimisht më rinore.

Përbërësit

1 frut pasioni

1 lugë çaj mjaltë trumze

1 lugë çaj pluhur bollguri

1 majë luge çaj pluhur kurkume

2-3 pika lëng të frekët limoni

Përgatitja

Fillimisht, shtypni (bëni tip pureje) frutin e pasionit, në vazhdim, hidheni në një tas prej qelqi bashkë me përbërësit e tjerë dhe vijoni me përzierjen derisa të krijohet një masë homogjene.

Mandej pasi të keni larë fytyrën, pra të keni hequr çdo lloj papastërtie, aplikoni një sasi të përzierjes në të gjithë sipërfaqen e fytyrës (përveç syve), dhe filloni të bëni masazh të lehtë me lëvizje rrethore për rreth 3-4 minuta. Në vazhdim, lereni rreth 10 minuta të tjera të thahet, dhe pastaj rifilloni me fërkimin. Në fund, shpëlahuni me lëng trëndafili dhe aplikoni kremin hidratues. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top