You Are Here: Home » Kuriozitete » PEMA MË HELMUESE NË BOTË!

PEMA MË HELMUESE NË BOTË!

Nga Lorena Stroka

Manchineel njihet si pema më helmuese në botë. Pemën e rrezikshme e ndeshim më shpesh në Florida, Bahame dhe Karaibe. Megjithëse autoritetet përgjegjëse kanë vendosur shenja paralajmëruese për publikun, prapë së prapë janë regjistruar mjaft raste helmimi. Fryti i kësaj peme ngjan me mollë të vogël, që pasi të ëmbëlson të hidhëron njëherë e mirë.  Qumështi i bardhë i Manchineel është tejet gërryes dhe helmues, imagjinoni akoma dhe një pikë e saj në lëkurë mund të shkaktojë flluska, djegie, enjtje etj., etj.

Viktimat më të shpeshta të toksicitetit janë udhëtarët që e përdornin pemën si strehë nga shiu. Lëngu i pemës është kaq djegës sa akoma dhe pikat e shiut që bien nga degët mund të shkaktojnë lëndime serioze.

Lëvorja e pemës është shumë helmuese dhe djegia liron një lloj tymi që shkakton verbëri të përkohshme ose të përhershme. Manchineel ka gjethe të gjelbëra vezake dhe një lartësi prej 15 metrash./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top