You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PASTË PASTRIMI SIPAS LLOJIT TË FLOKËVE

PASTË PASTRIMI SIPAS LLOJIT TË FLOKËVE

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-shkrime-biografia-receta-keshilla-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Larja e flokëve me sapun apo shampo nuk është asnjëherë e mjaftueshme. Gjithmonë do të nevojitet një metodë extra për largimin e substancave kimike të depërtuara në fije përmes produkteve kozmetike. Në rast se nuk merret asnjë masë parandaluese, pasojat do të jenë të pashmangshme: rritja e yndyrës, hollimi i fijeve dhe rënia graduale, do të jenë vetë disa prej tyre! Për këtë arsye, zgjidhja më  e mirë  do të ishte përgatitja e një recete me bazë sodën  e bukës dhe vajin esencial që i përshtatet llojit të flokëve tuaj.

Përbërësit

2 lugë gjelle sodë buke

2 lugë gjelle ujë

8-10 pika vaj esencial sipas llojit të flokëve

Përgatitja

Në një enë të vogël, përzieni mirë së bashku sodën me ujin, derisa të krijohet një masë e trashë, pastaj shtoni vajin esencial dhe vijoni përsëri me përzierjen. Mandej, hidheni në një vazo të sterilizuar dhe ruajeni në një vend të thatë e të errët deri në 3 muaj.

Përdorimi

Para çdo përdorimi rekomandohet ripërzierja e pastës. Aplikohet një sasi fare e vogël në flokë të thatë ose të lagur, kryesisht te lëkura e kokës dhe bishtat, duke bërë masazh të lehtë për rreth 1-2 minuta. Shpëlarja kryhet me ujë të ngrohtë dhe pakëz uthull molle. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

Për flokë normalë këshillohet vaj esencial ylang ylang, (2 pika).

Për flokë të thatë këshillohet vaj esencial trëndafili, (2 pika).

Për flokë të yndyrshëm këshillohet vaj esencial rozmarinë ose vaj esencial kedre, (1 pikë).

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top