You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » PARAFILIA DHE LLOJET E SAJ

PARAFILIA DHE LLOJET E SAJ

© Lorena Stroka

Parafilia përdoret për të përshkruar llojet e pazakonta të sjelljeve seksuale. Fjalë për fjalë parafilia do të thotë përtej dashurisë së zakonshme dhe tipike. Sjellje të tilla nuk bazohen në marrëdhënie dashurore, por në veprime të turpshme dhe të sëmura. Fakti që këto sjellje nuk shprehen në mënyrë tipike nga shumica e njerëzve në shoqërinë tonë, karakterizohen si jotipike seksuale.

Parafilia, sikurse dhe shumë forma të tjera të shprehjes seksuale, përfaqëson pikat e skajshme të një vazhdimësie. Sjelljet jotipike seksuale nuk janë të njëtrajtshme, por të shumëtrajtshme dhe shfaqen në mënyrë graduale, përmes disa shkallëzimeve… Edhe pse këto sjellje janë atipike shumë njerëz mund t’i dallojnë në vetvete në forma të ndryshme… akoma dhe si përfytyrim…

Kërkimet kanë treguar se praktikuesit e parafilisë zakonisht i përkasin gjinisë mashkullore, kjo mund të ndodh për arsye se abuzimet e meshkujve denoncohen dhe dënohen më lehtë nga shoqëria. Për shembull, në qoftë se një grua ekspozon organin e saj gjenital ka më pak gjasa të përfundojë në gjyq.

Parafilitë zakonisht shfaqen në bashkësi, domethënë i njëjti person mund të zhvillojë më shumë se një lloj parafilie, në të njëjtën kohë ose më pas. Njerëzit që zhvillojnë parafili, ZAKONISHT janë të varur nga veprimet e tyre për kënaqësi seksuale.

Më poshtë po ju përmend disa nga llojet më të njohura të parafilisë:

PARENDISIA /TRANSVESTIZMI – Stimulim dhe kënaqësi seksuale me veshje të seksit të kundërt (mashkulli vishet si femër dhe anasjelltas).

PEDOFILIA – Tërheqje seksuale për fëmijët (vajza apo djem) para periudhës së pubertetit.

NOZOFILIA – Marrëdhënie seksuale me individë të sëmurë.

ZOOFILIA – Raporte seksuale me të gjitha llojet e kafshëve.

ASFIKSOFILIA – Arritje stimulimi me dikë që ka mungesë oksigjeni.

NEKROFILIA – Kontakt seksual me të vdekur (kufoma).

GERONTOFILIA – Marrëdhënie seksuale me njerëz të moshuar.

FOVOLAGNIA – Stimulim që shkaktohet nga ndjesia e frikës.

KOPROFILIA – Stimulim nga shikimi, era, provimi i jashtëqitjeve

SADIZMI SEKSUAL – Nevojë për shprehje seksuale me dhembje ose poshtërim ndaj partnerit/es.

MAZOSHIZMI SEKSUAL – Kënaqësi seksuale përmes dhembjes, vetë-torturimit.

UROFILIA – Eksitim nga shikimi, era apo gëlltitja e urinës.

IDONOVLEPSIA/VUAJERIZMI – Stimulim nga ndjekja (fshehurazi/haptazi) e të tjerëve tek bëjnë seks.

SKATOFILIA TELEFONIKE – Stimulim seksual përmes bashkëbisedimeve telefonike me dikë që njeh apo nuk njeh.

APOTEMNOFILIA – Veprimtari seksuale me njerëz me të meta mendore./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top