You Are Here: Home » Gnomonologji » Para se të nisësh udhëtimin e hakmarrjes, gërmo dy varre, një për tjetrin dhe një për veten tënde… Mjeshtri peshkonte me grep, por, jo me rrjet, dhe asnjëherë nuk hidhte shigjetë mbi zogun që rrinte ulur në degë, i qetë…

Para se të nisësh udhëtimin e hakmarrjes, gërmo dy varre, një për tjetrin dhe një për veten tënde… Mjeshtri peshkonte me grep, por, jo me rrjet, dhe asnjëherë nuk hidhte shigjetë mbi zogun që rrinte ulur në degë, i qetë…

albstroka-blog-lorena-stroka-facebook-fjale-te-artaShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

  • Para se të nisësh udhëtimin e hakmarrjes, gërmo dy varre, një për tjetrin dhe një për veten tënde.
  • Në qoftë se do të përcaktosh të ardhmen, duhet të studiosh të shkuarën.
  • Mjeshtri peshkonte me grep, por, jo me rrjet, dhe asnjëherë nuk hidhte shigjetë mbi zogun që rrinte ulur në degë, i qetë.
  • Mbani mend se fëmijët, martesat dhe lulet janë pasqyra e llojit të vëmendjes që kanë marrë.
  • Martesa e lumtur varet nga dy gjëra: e para, të gjesh njeriun e duhur, dhe e dyta, të jesh njeriu i duhur.
  • Të premtosh vetëm aq sa mund të realizosh. Të realizosh më shumë se sa ke premtuar.
  • Mundohu të martohesh me njeriun e duhur. Kjo zgjedhje do të përbëjë 90% të lumturisë apo fatkeqësisë sate./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top