You Are Here: Home » Mjekësi » Pajisje e re për matjen e fertilitetit

Pajisje e re për matjen e fertilitetit

Nga Lorena Stroka

Një pajisje e re praktike u zhvillua nga shkencëtarët Holandezë me qëllim për të analizuar spermën e burrave. Më impresionuesja është se burrat të cilët janë të shqetësuar për fertilitetin e tyre, nuk janë të detyruar të rendin më drejt laboratoreve të veçanta për testimin e tyre, por përkundrazi mund ta realiziojnë vetë brenda mjedisit të tyre familjar. Hulumtuesit Holandezë të Universitetit Twente, shpikën pajisjen portative e cila lejon diagnostikimin brenda pak sekondave. Esencialisht, bazohet në një chip, prej 10 centimetrash, që analizon fertilitetin në bazë të numrit të spermatozoideve.  Përcaktimi i fertilitetit (pjellshmërisë) deri tani ka qenë një proces i gjatë dhe i mundimshëm për meshkujt, të cilët ishin të detyruar të frekuentonin laboratore të posaçme për analiza.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top