You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » O NJERËZ, O NJERËZ!

O NJERËZ, O NJERËZ!

albstroka-6Shqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Pessoa

O njerëz, nuk paska gjë më të rëndë sa sa dashuria e tjetrit – as urrejtja e tij – sepse urrejtja nuk është diçka e vijueshme si dashuria: si ndjenjë e pakëndshme që është, lindë më rrallë. Dashuria dhe urrejtja janë njëlloj shtypëse: që të dyja na kërkojnë e na gjejnë, nuk na lënë vetëm asnjëherë…

…………………..                                                                                                       …………………….

Vetëm në ëndrrat tona jemi të vërtetë, sepse gjithçka tjetër, që nga çasti që realizohet, i përket botës dhe njerëzve. Nëse një prej ëndrrave të mia do të merrte formë, do ta xhelozoja tmerrësisht, do të ndihesha i tradhtuar që i lejoi vetes përmbushjen.
“I realizova ëndrrat e mia” – thotë i dobëti dhe gënjen. Në të vërtetë, thjesht ëndërroi atë që jeta realizoi për atë. Asgjë nuk realizohet prej nesh. Jeta na flak në ajër si gurëza, dhe ne thërrasim lart: “Shikoni si përkundemi!”/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top