You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » NUK MË MUNGON!

NUK MË MUNGON!

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrimtare-gazetare-poete-perkthyese-shqiptareShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Është më shumë se e sigurtë: nuk e ndiej mungesën tënde! Të gjithë pasditen e kalova duke renditur letrat e tua, duke lexuar pesë letrat që më dërgove ditën që humbëm: ti në Alentejo dhe unë nën ujë. 
Pastaj, ujita trëndafilat që le në kopësht pa u qarë për gjendjen time (sepse nuk ta kam nevojën). Dëgjova këngët e Chavela-s që më kishe dhuruar për Krishtlindje dhe fillova të gatuaj gjellën tënde të preferuar. Në gatim e sipër, m’u pre oreksi, prandaj hapa një shishe me verë të kuqe. Nuk më kushton gjë të të them se nuk e ndiej mungesën tënde.
Rreth orës dhjetë, refuzova dy ftesa për dalje. Dhe tani po pres fytyrën time (nuk më mungon) tek fotoja ku kemi dalë bashkë duke u puthur. Është një lloj mënyre për të ndëshkuar në letër budallaqen e paaftë që të la të ikje./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top