You Are Here: Home » Mjekësi » NOMA, sëmundja që ha mishin e fëmijëve! FOTO TRONDITËSE!

NOMA, sëmundja që ha mishin e fëmijëve! FOTO TRONDITËSE!

Nga Lorena Stroka

Në Afrikë fëmijët vuajnë nga kequshqyerja. Në Afrikë, fëmijët vuajnë nga mungesa e ujit. Në Afrikë fëmijët vdesin nga AIDS. E keqja nuk ndalon këtu, në Afrikë ekziston dhe një sëmundje tjetër e rrezikshme që po merr në qafë mijëra fëmijë nën 6 vjeç. Sëmundja njihet me emrin NOMA ose Cancrum Oris.

Në thelb, është një mikrob gangrenë vdekjeprurës që shfaqet dhe godet fëmijët e vegjël që vuajnë nga kequshqyerja, që nuk kanë asnjë higjienë orale dhe që pijnë ujë të pistë plot me mikrobe. Fillimisht sëmundja prek mishrat e dhëmbëve dhe pastaj infeksioni përhapet kudo. Buzët dhe faqet enjten dhe dhembjet bëhen të padurueshme. Mikrobi në fjalë, ha mishin e fëmijëve të vegjël përreth dhe brenda gojës. Në disa raste përhapet në të gjithë fytyrën.

Kur një fëmijë nën 6 vjeç preket nga një sëmundje e tillë dhe jeton në rrethana të vështira, gjasat për të mbijetuar janë fare të pakta. Shtatë në nëntë fëmijë vdesin, por edhe ata që mbijetojnë janë të detyruar ta vazhdojnë jetën të deformuar. Shumica e tyre jeton e izoluar nga shoqëria.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se në Afrikë jetojnë së paku 500.000 viktima të sëmundjes NOMA./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top