You Are Here: Home » Kuriozitete » JA SI FLENË KAFSHËT

JA SI FLENË KAFSHËT

NJOHURI-MBI-BOTEN-E-KAFSHEVE-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-SHKRIMTARE-GAZETARE-SHQIPTARENga Lorena Stroka

Në qoftë se mes jush ka ende nga ata që pretendojnë se janë të gjithëdijshëm, do t’i ftoja t’i hidhnin një sy shkrimit të mëposhtëm, për t’i bindur se realiteti është krejt ndryshe, dhe se njohuritë që secili prej nesh zotëron, janë gjithnjë të pamjaftueshme për të mirëkuptuar dhe shpjeguar gjithçka.

A e dini se…

Macet flenë mesatarisht 13-14 orë në ditë. Kjo qëndron edhe për macet e mëdha, por, edhe për luanin, mbretin e xhunglës. Ka plot kafshë të tjera që sigurojnë rehatinë e mbretit, s’është e nevojshme të rrijë gjithë ditën në këmbë.

Delfinët mund të qëndrojnë në gjendje të përgjumur vetëm me gjysmën e trurit të tyre.

Kuajt dhe lopët mund të flenë në këmbë. Por, në rast se nuk shtrihen nuk do të arrojnë kurrë fazën e pestë të gjumit, të ashtëuajturën REM.

Gjirafat mund të rezistojnë disa javë pa gjumë.

Kërmilli i shkretëtirës mund të flejë tre vjet rresht.

Lkuriqët e natës flenë gjithmonë përmbys.

Për të shmangur grabitqarët, babuinët e Afrikës flenë në gjunjë, majë pemëve.

Albatrosi mund të flejë ndërsa fluturon. Domethënë aktivizon pilotin automatik dhe fle i qetë (shaka kuptohet).

Edhe pse zakonisht pranohet se milingonat nuk flenë, një hulumtim për milingonat e zjarrit tregoi se punëtoret e kolonisë flinin 253 herë në ditë, çdo herë nga 1.1 minuta./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top