You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » NJIHUNI ME VENDET QË NUK KANË MALE

NJIHUNI ME VENDET QË NUK KANË MALE

VENDET-QE-NUK-KANE-MALE-SHKRIME-NGA-LORENA-STROKA-GAZETARE-SHKRIMTARE-SHQIPTARE-ALBSTROKA-GAZETANga Lorena Stroka

Për të gjithë ne që vijmë nga relive kodrinore,  të jetuarit për një kohë të gjatë në vende me terren tërësisht të ulët, nuk tingëllon dhe aq tërheqës, ndërkohë që për banorët e këtyre vendeve, moszhvillimi i sporteve dimërore në pika malore e bjeshkatare, nuk përbën domosdoshmërisht fundin e botës. Më poshtë, njihuni me 5 vendet më të njohura në botë, të cilat nuk kanë asnjë mal.

Gambia ndodhet në pjesën më perëndimore të Afrikës. Klima e Gambisë është e njëjtë me vendet ekuatoriale. Sa i përket relievit të saj, është terren me rrafshnalta që vërshohen lehtë nga lumi Gambia, ndërkohë që përanash rrafshnaltave gjenden disa kodra të ulta. Pika më e ulët e relievit është 0 m, përgjatë oqeanit Atlantik, dhe ajo më e larta në vendin e quajtur Red Rock (53 m).  Pjesa më e madhe e Gambisë është e mbuluar nga këneta, dhe vetëm 1/3 e sipërfaqes së saj përdoret për qëllime bujqësore, më së shumti për kultivimin e kikirikëve.

Kuvajti shtrihet në veri të Gjirit Persik, midis Arabisë Saudite dhe Irakut. Në vitin 1765 u themelua si port natyror dhe qendërtregtare ndërmjet Indisë, Omanit dhe porteve të Gjirit Persik. Kuvajti njihet si një vend me klimë të ngrohtë, me sipërfaqe të mëdha shkretëtire, pa male, pa liqene, por me burime të pasura nafte. Pika më e lartë e Kuvajtit është Mutla Ridge, 306 m, mbi nivelin e detit.

Lituania është një prej tre shteteve balltike dhe shtrihet përgjatë bregut juglindor të Detit Balltik, në lindje të Suedisë dhe Danimarkës. Në veri kufizohet nga Letonia, në jug dhe lindje nga Bjellorusia, në jug nga Polonia, dhe në jugperëndim nga Provinca e Kaliningradit (një eksklave ruse). Terreni i Lituanisë është një kombinim i ultësirave mesatare dhe zonave kodrinore. Lartësia e saj maksimale është Kodra Aukštojas 294 metra në pjesën lindore të vendit. Terreni përmban liqene të shumta, si Liqeni Vištytis, dhe moçalishte. Zonat pyjore mbulojnë rreth 33% të vendit.

Letonia  ndodhet në pjesën veriore të Evropës, pranë Detit Balltik. Ajo kufizohet me Estoninë në veri, me Rusinë dhe Bjellorusinë në lindje, dhe me Lituaninë në jug. Klima e Letonisë është bregdetare-oqeanike me dimër të lagësht dhe temperatura mesatare. Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët dhe i ulët. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Baltik (0 m), dhe ajo më e larta në vendin e quajtur Gaizinkalëns, 321 m, mbi nivelin e detit.

Danimarka është një shtet në pjesën veriore të Evropës. Kjo mbretëri Skandinave ka një sipërfaqe prej rreth 43.000 km², çereku i kësaj sipërfaqeje ndodhet në 406 ishujt të shpërndarë.  Klima e Danimarkës është kontinentale e ndryshueshme, me verë të freskët dhe dimër të ftohtë e me erë. Relievi i Danimarkës është terren kryesisht i rrafshët dhe në brendësii të vendit vijojnë kodrat. Pika më e ulët nën nivelin e detit gjendet në Lammefjord (-7 m.), dhe ajo më e larta, në vendin e quajtur Yding Skovhoej, 173 m, mbi nivelin e detit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top