You Are Here: Home » Kuriozitete » NJIHUNI ME UAKARIN E TURPSHËM! (FOTO)

NJIHUNI ME UAKARIN E TURPSHËM! (FOTO)

albstroka-blog-majmuni-i-turpshem-lorena-stroka-gazetarealbstroka-blog-majmuni-i-turpshem-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Uakari është një lloj majmuni që jeton në Amerikën e Jugut, më konkretisht në pyjet tropikale të Amazonës. Tipari kryesor i tij është fytyra e çuditshme, e cila ngjan me fytyrë të moshuari. Ngjyra e kuqe e lëkurës në përputhje me mungesën e qimeve të tepërta në fytyrë (në krahasim me majmunët e tjerë) e bëjnë të dallojë nga kafshët e tjera. Gjatësia e trupit të tij bashkë me bishtin është gati 50 cm dhe peshon rreth 2 kg.

Ushqehet kryesisht me fruta, fara, gjethe pemësh, por, dhe me insekte apo kafshë të vogla. Ajo çka të bën më shumë përshtypje ndërsa e shikon është variacioni i shprehive të fytyrës. Pa asnjë lloj vështirësie ai mund të tregojë përmes mimikave të fytyrës nëse është i gëzuar, i trishtuar, i egërsuar etj., etj./albstroka.com/

Përgjithësisht, është kafshë e turpshme dhe mjaft e vetmuar, i pëlqen të jetojë e mënjanuar, larg kafshëve të tjera…

© AlbStroka.com

albstroka-blog-majmuni-i-turpshem-lorena-stroka-gazetare

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top