You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » VJEN ROBOTI QË HEKUROSË RROBAT

VJEN ROBOTI QË HEKUROSË RROBAT

robot-amvise-lorena-stroka-shkrime-artikuj-gazetare-poete-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Robotët në të ardhmen jo vetëm do të na vjedhin punët, por, do të marrin përsipër edhe kryerjen e të gjitha punëve të shtëpisë. Një ekip hulumtuesish spanjollë prezantuan një robot humanoid me aftësi të mahnitshme në… hekurosje.

Roboti në fjalë, i cili ka një gjatësi prej 1.80 cm, quhet TEO, peshon 80 kg, dhe në pjesën  e sipërme të kokës ka të instaluar një kamera, që i jep një paraqitje tripërmasore të asaj që do të hekurosë.

Në vazhdim, me ndihmën e algoritmit të duhur, identifikon çdo zhubravitje të mundshme, të cilën më pas e shtrin me hekur. Sipas New Scientist, në vitin 2012, të njëjtët kërkues kishin paraqitur sërish TEO, teksa ngjiste shkallë e hapte dyer, ndërkohë që këtë herë e gjykuan të arsyeshme t’i zgjeronin gamën e aftësive.

Qëllimi përfundimtar i studiuesve është që TEO të arrijë të mësojë gjithçka nevojitet një familje, duke filluar nga gatimi e deri te larja, apo sistemi i sendeve, me pak fjalë, të shndërrohet në gëzimin e çdo… amvise!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top