You Are Here: Home » Mjekësi » NJIHUNI ME PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË HUDHRËS SË ZEZË

NJIHUNI ME PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË HUDHRËS SË ZEZË

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-gazetare-poete-shkrimtare-dobite-e-hudhres-se-zezeNga Lorena Stroka

Pakkush e di që 5 vitet e fundit një lloj i ri hudhre po bëhet pjesë e preferencave tona ushqimore.

Hudhra e zezë, me prejardhje nga Korea, ose e njohur ndryshe si kushërira e hudhrës së bardhë, tashmë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë komunitetit mjekësor, i cili po shqyrton detajisht të gjitha dobitë e saj.

Hudhra e zezë gjenerohet nga përpunimi i hudhrës së bardhë, përmes një fermentimi që zgjatë gati një muaj, në temperatura dhe kushte jashtëzakonisht strikte.

Procesi i fermentimit kontribuon në krijimin e një super-hudhre. Kompleksi kimik S-allylcysteine, i quajtur gjithashtu cysteine, është një amino acid i rëndësishëm, të cilin e gjejmë në sasi të lartë te hudhra e zezë dhe që besohet se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe mosshfaqjen e kancerit.

Hudhra e bardhë, në sajë të përbërësit të saj më të fuqishëm aktiv, alkinit, ka veti antibakteriale, agjentë antibiotikë dhe antifungal. Te hudhra e zezë, S-allylcysteine ndihmon në përthithjen më të mirë të alkinit dhe metabolizimin më të lehtë të tij nga trupi, gjë që ofron mbrojtje më të madhe nga infeksionet.

Mbrojtje kundër sëmundjeve

Hulumtime të njëpasnjëshme shkencore kanë gjetur se vetitë e hudhrës së zezë janë dyfish më të dobishme se sa ato të hudhrës konvencionale. Antioksidantët që ajo përmban i mbrojnë qelizat nga sëmundjet, si dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Gjithashtu, luftojnë radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë sëmundje zemre, Alzheimer, probleme të qarkullimit të gjakut, artrit reumatoid, por edhe sëmundje të tjera kronike..

Karakteristika të tjera të hudhrës së zezë

Procesi i tharmëtimit në prodhimin e hudhrës së zezë zvogëlon shijen djegëse dhe aromën e fortë, duke e bërë atë më të pëlqyeshme për disa njerëz. Shija e hudhrës së zezë është e ngjashme me atë të frutave të thata, është e tymosur dhe pakëz e ëmbël.

Në të kundërt me hudhrën e bardhë që lëshon erë të fortë dhe shkakton aromë të pakëndshme goje, apo lëkure, e zeza duke qenë se është më pak kundërmuese, mund të konsumohet në sasi më të mëdha, pa ndjerë se mund të bëheni të padëshirueshëm mes miqsh./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top