You Are Here: Home » Kuriozitete » NJIHUNI ME BREJTËSIT QË NGJAJNË SI TOPTHA!

NJIHUNI ME BREJTËSIT QË NGJAJNË SI TOPTHA!

albstroka_lorena_stroka_shkrimeNga Lorena Stroka

Chinchillas i përkasin familjes së brejtësve dhe e kanë prejardhjen nga rajoni malor i Andeve të Amerikës së Jugut. Emri i tyre vjen nga një fis Indian Chinca, anëtarët e të cilit në të shkuarën, nuk nguronin t’i përzinin këmba-këmbës, vetëm dhe vetëm për t’u marrë mishin e shijshëm dhe gëzofin plot shkëlqim. Fakti që janë shumë të pastër, të butë dhe aspak të bezdisshëm në përkujdesje, i ka bërë shumë njerëz që t’i mbajnë në mjediset e shtëpisë.

Fotot e brejtësve përsosmërisht të rrumbullakët që shihni më poshtë, janë absolutisht reale, pa asnjë ndërhyrje elektronike. Gjithashtu, format e tyre të plota nuk janë rezultat i mbingrënies, sikurse disa mund të hamendësojnë, por dhuratë nga nëna natyrë!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

chinchillas-albstroka_lorena_stroka_shkrimealbstroka_chinchillas_shkrime_lorena_stroka_gazetare

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top