You Are Here: Home » Kuriozitete » NJERIU QË JETOI SI XHUXH DHE GJIGAND! (FOTO)

NJERIU QË JETOI SI XHUXH DHE GJIGAND! (FOTO)

albstroka-blog-njeriu-qe-jetoi-si-xhuxh-dhe-gjigand-shkrime-nga-lorena-strokaadam-rainer-albstroka-blog-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Megjithëse pak të dhëna janë të njohura për jetën e Adam Rainer-it, rasti i tij përbën një prej faqeve më interesante të historisë njerëzore.

Adam Rainer-i lindi në vitin 1899 në Graz të Austrisë. Qysh në moshë të vogël, prindërit e tij vërejtën se shtati i vogëlushit ishte qartësisht më i shkurtër se sa ai i bashkëmoshatarëve të tij.

Ishte karakterizuar si xhuxh, pasi në moshën 21 vjeç nuk ishte më shumë se 1.18 cm i gjatë. Çuditërisht pas kësaj moshe, fiziku i të riut mori zhvillim të mahnitshëm, arriti të bëhej 2.18 cm i gjatë.

Zgjatej 3.6 cm çdo vit, derisa lodhja e tepërt fizike, për shkak të gjatësisë së pazakontë e mbërtheu në shtrat.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në shtratin e dhimbjes. Më 4 mars 1950 ndërroi jetë në banesën e vet. Në kohën që vdiq ishte 2.34 cm i gjatë, domethënë dy herë më shumë nga ç’ishte në moshën 21 vjeç. Rainer-i është i vetmi person i raportuar në historinë e mjekësisë që ka jetuar si xhuxh dhe gjigand./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top