You Are Here: Home » Gnomonologji » NJERËZIT TOKSIKË…

NJERËZIT TOKSIKË…

njerezit-toksike-albstroka-blog-lorena-stroka-gazetare-perkthyese-shkrimtare-poete-blogere-shqiptareShqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Në gjithësinë e marrëdhënieve njerëzore, njerëzit që gjenden rreth nesh veprojnë në dy mënyra: ose si “diell”, ose si “vrimë e zezë”. Në kategorinë e parë, bëjnë pjesë njerëzit që ushtrojnë veprim krejtësisht të dobishëm mbi ne. Ndërsa në të dytën, bëjnë pjesë të gjithë ata që kudo që shkojnë “thithin” energjinë pozitive, optimizmin dhe vetëbesimin e të tjerëve. Janë të ashtëquajturit “njerëz toksikë” dhe gjenden kudo mes nesh.

Por, në të kundërt, me mbetjet toksike, të cilat kanë mbi vete shenjën dalluese të kafkës, ky lloj njeriu, për fatin tonë të keq, nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese. Pikërisht aty është kurthi: njeriu toksik nuk është ndonjë maniak ulëritës. Njeriu toksik është shumë më i keq se kaq, është dinak, duket i pafajshëm, është ai që mund të fitojë simpatinë e të gjithëve, sepse siç thonë: “nuk i ecën të shkretit!”

Që të pranosh një njeri të tillë në jetën tënde, është si të pish përditë disa pika helm. Herët a vonë do të vrasë. Zakonisht, bëhet fjalë për njerëz që nuk është e lehtë të largohen plotësisht nga jeta juaj, kështu gjëja më e mirë që mund të bëni është të zvogëloni ekspozimin tuaj ndaj toksicitetit të tyre./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top