You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » NJË KURTIZANE NDRYSHE NGA TË TJERAT!

NJË KURTIZANE NDRYSHE NGA TË TJERAT!

keshilla_nga_lorena_stroka_facebook_biografiaNga Lorena Stroka

Blanche Dumas lindi në Martinique, në vitin 1860, nga një baba francez dhe një nënë me origjinë afrikane. Në moshën 25 vjeçare, rasti  i saj iu shtua faqeve të librit: Anomali dhe Kuriozitete Mjekësore. Arsyeja që emri i së resë filloi të pëshpëritej gjithandej, ishte pikërisht veçantia fizike që e karakterizonte: Kishte tri këmbë, katër gjinj dhe dy vagina. Këmbën e tretë, sikurse edhe dy gjinjtë shtesë, i kishte pranë organeve gjenitale.

Sipas mjekëve të kohës, defekti i saj gjentik erdhi si pasojë e ekzistencës së dy embrioneve, diçka e ngjashme me zhvillimin e siamezëve.

Edhe pse shumë veta besuan se jeta seksuale e Blanche ishte e mërzitshme dhe problematike, në të vërtetë, ajo kishte ndjeshmëri në të dyja vaginat e saj, rrjedhimisht dhe dëshirë të fortë për të përjetuar emocione të paharrueshme intime.

Për një kohë të gjatë, ajo punoi si kurtizane në disa prej shtëpive publike më në zë të Parisit, ku aty flitet se nuk ishin të paktë meshkujt që e vizitonin, qoftë dhe vetëm për një herë.

Diku, rreth të tridhjetave, ajo mësoi se nuk ishte e vetmja që kishte lindur me të meta trupore, dhe se një tjetër person me emrin Juan Baptista Dos Santos, kishte tri këmbë dhe dy penisë plotësisht funksionalë. Legjenda thotë se Blanche i shkroi një letër për një takim seksual. Tani se çfarë ndodhi më tej, veç ata të dy e dinë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top