You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » NJË DITË PUNE, NJË LITËR BIRRË!

NJË DITË PUNE, NJË LITËR BIRRË!

lorena-stroka-biografia-shkrime-historike-wikipedia-facebook-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Në qoftë se në ditët  e sotme, forma zyrtare për shpërblimin e shërbimeve të ofruara është marrja e një shume të caktuar parash  (e njohur ndryshe si rrogë), mos u nxitoni të hamendësoni se e njëjta gjë ka ekzistuar gjithmonë. Për shembull, në lashtësi, allishverishet kryheshin disi ndryshe. Sipas një zbulimi të kohëve të fundit, mësohet se në Mesopotaminë e lashtë, punëtorët paguheshin me… litra birre – një formë pagese thuajse e pazakontë për punëtorët bashkëkohorë.

Mbishkrimi në argjile, i gjetur në Uruk, domethënë në Irakun e sotëm që daton 3.300 vjet p.e.r., dhe përbën një nga shembujt më të hershëm të shkrimit njerëzor paraqet një person para një pjate – tip racioni –  dhe një vazo konike me birrë, përkrah tij.

Vijat në sipërfaqe të mbajtëses prej balte dëshmojnë sasinë e racionit të birrës që u jepej punëtorëve të atëhershëm, jo e barabartë për të gjithë.

Dëshmohet se e njëjta metodë pagesë zbatohej edhe në Egjiptin e lashtë. Punëtorët e piramidave pavarësisht  orarit të zgjatur të punës paguheshin me 4-5 litra birrë në ditë, në rastin më të mirë.

Pijet alkoolike në vend të pagesës, nuk ishin aq të pafajshme sa duket, në thelb ato kishin si qëllim mbikqyrjen totale të punëtorëve. Shpesh herë gjendja e tyre gjysmë e dehur nuk i lejonte të shfaqnin rezistencë, apo të bëheshin më kërkues për të drejtat e tyre.

Të kish qenë birrë e pastër, hallall të thuash, por dreqin e hollonin aq shumë, sa në fund vetëm ngjyra e bënte të dallueshme nga uji./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top