You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » NJË ARMIK I HISTORISË

NJË ARMIK I HISTORISË

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrimeNga Lorena Stroka

Në qoftë se deri më sot historia ju dukej disi e mërzitshme, pasi leximit të rreshtave të mëposhtëm, me siguri do të ndryshoni mendim. Rreth vitit 213 p.e.r., në Kinë jetonte një perandor krejt i ndryshëm nga të tjerët. Urrejtja që ndjente për librat ishte aq e madhe, sa një ditë prej ditësh, nuk nguroi të urdhëronte djegien e të gjitha shkrimeve/vëllimeve poetike dhe librave me përmbajtje historike, domethënë çdo gjë që për të kapërcente kufijtë e së nevojshmes. Çuditërisht, të vetmit libra që i shpëtuan orgjisë së perandorit, ishin ata që flisnin për bujqësinë dhe temat praktike! Nga ana tjetër, kushdo që zotëronte libra të llojeve të tjera, dënohej me vdekje! E quanin Qin Shi Huang, ishte perandori i parë i Kinës, si dhe një ndër luftëtarët më të mëdhenj që kanë ekzistuar ndonjëherë!
Tani pyetja që lindë natyrshëm këtu është: Pse i digjte librat me përmbajtje historike? Ishte vërtet i marrë, apo thjesht donte të fshinte çdo gjurmë të së kaluarës, për të filluar gjithçka nga e para?!/albstroka.com/
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top