You Are Here: Home » Gnomonologji » NGAZËLLIMI I FILLESTARIT!

NGAZËLLIMI I FILLESTARIT!

ALBSTROKA-BLOG-SHKRIME-FILOZOFIKE-LORENA-STROKANga Lorena Stroka

Optimizmi i fillestarit është prirja njerëzore për të nënvlerësuar kohën apo përpjekjen që nevojitet për të përfunduar një projekt që nis për herë të parë. Kjo ndodh për shkak të mungesës së planifikimit dhe kërkimit nga ana e individit që është i ngazëllyer për të bërë diçka të pa përsëritur më parë.

Me fjalë të tjera, kur marrim përsipër diçka për të cilën jemi të ngazëllyer dhe mezi presim ta jetësojmë, në vend që të vonojmë nisjen, me qëllim që të vlerësojmë me saktësi shkallën e vështirësisë, por, dhe burimet që nevojiten, shpesh, thjesht… hamendësojmë dhe i futemi punës me kokë! Kështu, pritshmëritë tona në lidhje me kohën dhe përpjekjen që nevojitet bazohen tek optimizmi ynë i parë, dhe jo tek përvoja e të shkuarës apo të dhënat e besueshme! Dhe sigurisht, këtë e zbulojmë pak më vonë, gjatë përparimit të punës, kur e gjejmë veten të papërgatitur ose të paaftë për ta përfunduar atë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top