You Are Here: Home » Mjekësi » NËSE DONI TË LINDNI DJALË, KY ËSHTË MUAJI MË IDEAL PËR NGJIZJE

NËSE DONI TË LINDNI DJALË, KY ËSHTË MUAJI MË IDEAL PËR NGJIZJE

NESE-DONI-DJALE-KY-ESHTE-MUAJI-ME-IDEAL-PER-NGJIZJE-ALBSTROKA-BLOG-SHKRIME-NGA-LORENA-SROKA-BIOGRAFIANga Lorena Stroka

Për shoqërinë shqiptare lindja e fëmijëve, kryesisht të seksit mashkull, përbën simbol krenarie, burrërie e vazhdimësie njëkohësisht. Jo rrallë herë, mungesa e djemve në familje, përveç pakënaqësive të heshtura farefisnore, nxitë dhe grindjet mes bashkëshortëve, të cilët nuk ua kursejnë akuzat njëri-tjetrit: “Jo, s’e kam fajin unë, po e ke ti!” “Na mbuluan vajzat etj., etj.”

Për të gjitha ata që lindja e vajzave përbën më shumë hidhërim se sa gëzim, është kryer një hulumtim i veçantë, sipas të cilit, muaji i ngjizjes është ai që përcakton gjininë e foshnjës suaj… Udhëheqësi i studimit, Angelo Cagnacci, pas shqyrtimit të hollësishëm të mijëra rasteve, arriti në përfundimin se muaji tetor, është më ideali për të bërë djem.

Në mënyrë të veçantë, nga 1000 fëmijë gjithësej, ngjizja e të cilëve u bë në muajin tetor, 535 ishin djem dhe 465 vajza.

Nga ana tjetër, prilli është cilësuar si muaji i ngjizjes së vajzave, raporti ishte 513 vajza dhe 487 djem.

Në qoftë se dëshira juaj më e madhe është lindja e një djali, tani gjendeni në muajin e duhur për ta bërë realitet./albstroka.com/

© AlbStroka.com 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top