You Are Here: Home » Kuriozitete » NËNA MBYTË FOSHNJËN E SAJ NË NJË TUALET RESTORANTI!

NËNA MBYTË FOSHNJËN E SAJ NË NJË TUALET RESTORANTI!

albstroka-blog-nena-mbyte-foshnjen-ne-tualet-lorena-stroka-gazetare-shkrimtareNga Lorena Stroka

Një tjetër lajm tronditës që po bën xhiron e internetit është vrasja barbare e një foshnjeje nga duart  e nënës së vet në një tualet restoranti në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krimi i pabesueseshëm ndodhi në mesin e ditës në një ambient të mbushur plot me njerëz.

Më konkretisht, nëna 35 vjeçare shkoi në tualet bashkë me foshnjën e saj 2o muajsh, dhe për më shumë se 30 minuta nuk dilte prej andej. Vonesa e saj, krijoi dyshime tek klientët e tjerë të cilët i trokisnin derës dhe e lutnin të dilte jashtë. Pas shumë përpjekjesh, punonjësit e restorantit arritën të hapnin derën e kyçur dhe të hynin brenda. Për fat të keq, ishte tepër vonë, Medea bashkëkohore që pak më parë kishte mbytur foshnjën e vet, u tha se ajo ndoqi veç urdhërat e… djallit!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top