You Are Here: Home » Kuriozitete » NËNA KANIBALE TENTON TË HAJË FOSHNJËN E SAJ TË PORSALINDUR!

NËNA KANIBALE TENTON TË HAJË FOSHNJËN E SAJ TË PORSALINDUR!

Nga Lorena Stroka

Para së gjithash, dua t’ju bëj me dije se historia e mëposhtme nuk është ndonjë trillim internetik, por, një lajm mëse i vërtetë…

Vetëm pak ditë më parë, një “nënë” e re nga Kina, menjëherë pas lindjes, tentoi të hante foshnjën e saj të porsalindur brenda ambienteve të maternitetit. Për fatin e mirë të foshnjës, veprimi i saj makabër, nuk kaloi pa u vënë re nga infermierja e dhomës, e cila thirri menjëherë për ndihmë.

Sipas mjekëve, që rendën për të ndihmuar foshnjën nga dhëmbët e nënës së vet, përveç njollave në gishta dhe krahë, i porsalinduri kishte dhe shenja të dukshme hemorragjie.

Në vazhdim, fëmija u transportua në vend të sigurtë… larg nënës kanibale!

Kur u pyet se për ç’arsye bëri një veprim të tillë, ajo tha se shkaku kryesor ish vjehrra e saj, e cila e kishte përzënë nga shtëpia, ndërsa ishte ende shtatzënë!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top