You Are Here: Home » Kuriozitete » Në ndjekje të magjistareve

Në ndjekje të magjistareve

Nga Lorena Stroka

Më 1 mars 1692, tre gra u drejtuan drejt mjediseve të burgut me akuzën e magjisë. Në Salem (Massauchetes), dy vajza filluan të shfaqnin sjellje të çuditshme. Flisnin përçart, fshiheshin nën  tavolina e karrige të ndryshme dhe tërhiqeshin zvarrë dyshemeve të pista. Asnjë mjek nuk arrinte të  jepte një shpjegim të qartë  lidhur me simptomat e tyre,  deri sa njëri prej tyre tha se vajzat ishin të demonizuara. Të tre gratë që u akuzuan për këtë ishin: një lypëse, një e moshuar dhe një skllave. Gratë në fjalë hynë menjëherë në burg. Vijuan dhe dhjetra të tjera, dhe ndërsa burgjet e Salemit, të Bostonit dhe zonave përreth u tejmbushën me to, rezultoi një problem tjetër. Për mungesë të kornizës legjislative, të gjitha ato të burgosura nuk mund të dënoheshin. Zgjidhjen e dha në fund të muajit maj qeveritari mbretëror i Massauchetes, duke vendosur krijimin e një gjykate të veçantë. Ndërkohë, që numri i grave të akuzuara kishte arritur në 80, shumë prej të cilave ishin sëmurur. Me procedura të shpejta, të gjitha të burgosurat u gjetën fajtore dhe u dënuan me vdekje.  Vetëm ato që pranuan fajësinë e tyre dhe zbuluan emrat e  e fajtorëve të vërtetë i shpëtuan ekzekutimit. Gjatë verës, 19 njerëz u varën, midis të cilëve një ministër i respektuar dhe një ish polic i cili refuzoi të vazhdonte arrestimin e magjistareve të supozuara. Gjyqet e magjistareve sollën pasoja të rënda në të gjithë zonën. Të ardhurat vjetore u harruan fushave dhe kafshët mbetën pa zot, të gjithë ata që trembeshin se mos arrestoheshin braktisën shtëpitë e pasuritë e tyre dhe u larguan për në Nju Jork, aktiviteti tregtar mbeti pas, ndërsa ekzistonin informacione se Indianët përgatiteshin për të revoltuar. Gjyqet ndaluan më 3 tetor 1692, me vendim të qeveritarit të Massauchetes, pas kërkesës së realizuar të një grupi klerikësh nga Bostoni. Megjithatë, ata që ishin burgosur nuk u lanë të lirë para pranverës së ardhshme…

© 2010 Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top