You Are Here: Home » Gnomonologji » NË GJURMËT E MORALIT!

NË GJURMËT E MORALIT!

albstroka-blog-lorena-stroka-thenie-lorena-stroka-biografiaShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Egoizmi nuk ka kufij për ta mbuluar, njerëzit shpikën normat e sjelljes. Madje për ta kontrolluar dhe zvogëluar disi, ata themeluan shtetin.

Mëshira, themeli unik i moralit që lindë nga ndjenja e identitetit të të gjithë njerëzve dhe qenieve duhet të shtrihet edhe më tej, deri te kafshët.

Asketizmi kulmohet përmes mospranimit të përditshëm, dëlirësisë së plotë dhe mohimit të vullnetshëm të jetesës së mirë.

Arti nuk është gjë tjetër veçse një shpengim kalimtar, asketizmi është çlirimi përfundimtar që jep paqe të përhershme. Marrëveshja midis asketëve të të gjitha feve dhe kohërave.

As virtyti dhe as mençuria nuk janë të mësueshme – ideja që kemi për virtytin është shterpë, ajo mund të shërbejë veç si “vegël”, për shembull, si teknikë në artin e fjalës. Që të besojmë se sistemet e moralit tonë mund të bëjnë njerëz të virtytshëm, fisnikë dhe të shenjtë, është kaq e pakuptimtë, sa të përfytyrojmë se përpjekjet tona estetike mund të krijojnë poetë, skulptorë, piktorë dhe muzikantë.

Në të vërtetë, ka vetëm tri burime të veprimeve njerëzore, dhe të gjitha shkaqet e tjera të mundshme bazohen vetëm në këto të trija. Më kryesoret janë:

 a) egoizmi, i cili dëshiron të mirën e vet (nuk ka kufij),

b) keqdashja, e cila dëshiron të keqen e tjetrit (arrin deri te mizoria e skajshme),

c) mëshira, e cila dëshiron të mirën e tjetrit (arrin deri te bujaria, madhështia e shpirtit).

Çdo veprim njerëzor rrjedhon nga përvetësimi i njëkohshëm i njërit ose dy prej shtytësave të mësipërm./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top