You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » KUR FEMRAT NUK DËSHIROJNË TË BËJNË SEKS?

KUR FEMRAT NUK DËSHIROJNË TË BËJNË SEKS?

Nga Lorena Stroka

A jeni vetëpyetur ndonjëherë se çfarë është mosfunksioni sekual dhe si shfaqet te një grua? Në çfarë moshe dhe me çfarë simptoma? A e dini se pse shumë gra kur bëjnë seks në vend që të ndiejnë kënaqësi, ndiejnë neveri?

Mosfunksioni seksual femëror ka të bëjë me moshën e grave, 30 – 50% e tyre në mbarë botën vuan nga kjo. Aktiviteti seksual trupëzon marrëdhëniet njerëzore, çdo partner ka sjellje, nevoja dhe kode të veçanta komunikimi. Çrregullimi në njërin prej këtyre faktorëve mund të çojë në paaftësi

Mosfunksioni seksual është një prolem shumëpërmasor që trondit marrëdhëniet e çiftit dhe paqen familjare. Largon gjithashtu partnerët dhe shkatërron qetësinë shpirtërore…

Shoqata Amerikane e Psikiatrisë kategorizon problemet e seksulaitetit femëror si më poshtë:

  • Çrregullime mentale – humbja e dëshirës seksuale
  • Parehati gjatë raportit seksual
  • Furnizim i reduktuar i gjakut në vaginë
  • Neveri për seks (për shkak ngjarjesh traumatike)
  • Paaftësi për të arritur në orgazmë

Në qoftë se një grua nuk ka dëshirë seksuale ose nuk kënaqet në seks, atëherë, ndoshta ka problem seksual. Gruaja është e vetmja që e di nëse vuan apo jo nga një problem i tillë.

Shkaqet e këtij çrregullimi shumë herë janë të panjohura. Ndonjëherë faktorët më të shpeshtë mund të jenë:

  • Alkooli
  • Ankthi
  • Depresioni
  • Problemet emocionale
  • Sëmundjet
  • Imazhi negativ për paraqitjen e jashtme të gruas
  • Çrregullimet seksuale gjatë shtatzënisë, pas lindjes ose gjatë gjidhënies

(Pas menopauzës gratë shfaqin rënie të dëshirës për seks, thatësi vaginale ose dhembje gjatë marrëdhënieve).

  • Kontraceptivet
  • Duhanpirja
  • Çiklizmi
  • Dëmtimet në shtyllën kurrizore
  • Atrofia vaginale
  • Tensioni i lartë
  • Diabeti
  • Sëmundjet kardiovaskulare
  • Hiperkolisterolemia

Për trajtimin e mosfunksionit seksual të femrave ka tre terapi. Kur nuk ka ndonjë problem patologjik (çrregullim hormonal, problem anatomik, rrjedhje gjaku) njohja e mirë e sistemit gjenetik dhe funksionit të orgazmës mund ta ndihmojë gruan për të kapërcyer këtë problem.

Në çdo rast tjetër, mund të nevojitet farmakoterapi – marrje barnash./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top