You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » NË Ç’MOSHË MESHKUJT BËJNË SEKSIN MË TË MIRË?

NË Ç’MOSHË MESHKUJT BËJNË SEKSIN MË TË MIRË?

albstroka-blog-seksologji-lorena-stroka-gazetare-tregime-erotike-kamasutra-shqipNga Lorena Stroka

Në qoftë se vetëm pak kohë më parë, shkencëtarët kishin gjetur se shumica e meshkujve preferon seksin virtual më shumë se atë real, një tjetër hulumtim pretendon të hedhë dritë mbi seksualitetin e gjinisë së fortë.

Kur dhe në çfarë moshe bie seksualiteti mashkullor?

Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbi 1000 persona nga 18-65 vjeç, u vërejt se burrat kanë performancë të shkëlqyer në seks në moshën 32 vjeç, ndërsa femrat në moshën 25 vjeç.

Natyrisht, ky konstatim nuk përbën tregues shqetësimi për moshat e tjera, pasi jeta seksuale e të dyja gjinive vijon dhe më vonë. Thjesht duhet treguar kujdes pasi mund të ndikohet më tej nga faktorë të tillë si: lindja e fëmijëve, rritja e përgjegjësive familjare e profesionale apo arsyet shëndetësore

Rënia seksuale

Ndërkohë një tjetër hulumtim i botuar në revistën mjekësore British Medical Journal arrin në përfundimin se të dyja gjinitë nga mosha 50-69 vjeç mund të kenë një jetë të kënaqshme seksuale, në rast se nuk kërcënohen nga probleme serioze shëndetësore apo mendore.

Udhëzime

Pas moshës 50 vjeç, shumica e burrave vuan nga sëmundja e sheqerit, shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli, të cilat dëmtojnë në shkallë të madhe jetën e tyre seksuale.

Për këtë arsye, ekspertët theksojnë se nuk duhet të ndërpresin marrëdhëniet seksuale (sado të shtyrë qofshin në moshë), si dhe t’i kushtojnë më tepër vëmendje shëndetit.

Të mos lënë pas dore kontrollin vjetor (shëndetësor), të mos shëndoshen shumë, të ushtrohen përditë si dhe të ndjekin udhëzimet e mjekut kurues./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top