You Are Here: Home » Gnomonologji » NJERIU » NDJENJA E… DOBËSISË!

NDJENJA E… DOBËSISË!

albstroka-blog-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-poete-perkthyese-shqiptare-albstroka-facebookShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Çdo njeri përmes të bërit mire apo keq, ushtron pushtetin e tij tek të tjerët dhe nuk kërkon asgjë më shumë. Duke bërë të keqen, ushtron fuqinë tënde mbi të gjithë ata që je i detyruar t’i bësh ta përjetojnë, sepse e keqja, domethënë dhimbja është gjithmonë më e ndjeshme se sa kënaqësia. Dhimbja kërkon të mësojë shkakun e saj, ndërsa kënaqësia mbyllet në vetvete dhe nuk kthehet që të shikojë prapa.

Zakonisht, kur bëjmë mire, apo urojmë të mirën për të tjerët, ushtrojmë fuqinë tone tek të gjithë ata që në një mënyrë apo në një tjetër janë të varur prej nesh. Përpiqemi të rrisim fuqinë e tyre sepse kështu rrisim dhe tonën, ose sepse duam t’u tregojmë se sa të fituar janë që gjenden në pushtetin tone. Rrjedhimisht, do të ndihen më të kënaqur nga gjendje e tyre, do të bëjnë armiq, armiqtë e fuqisë tonë dhe do të jenë më të gatshëm për t’i luftuar./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top