You Are Here: Home » Mjekësi » MYKU DHE LLOJET E TIJ

MYKU DHE LLOJET E TIJ

llojet-e-mykut-albstroka-lorena-stroka-shkrime-artikullshkruese-gazetare-shqiptareNga Lorena Stroka

Myku është një formë fungale që përhapet përmes prodhimit të farave që gjenden në të gjitha mjediset e brendshme dhe nuk mund të hiqen prej andej. Këto fara mund të mbijetojnë akoma dhe në kushte shumë të vështira.

Myku rritet në ambiente të ngrohta dhe të lagështa, gjë që është shumë e lehtë për t’u krijuar në shtëpi, sidomos gjatë muajve të dimrit. Kur farat e mykut gjejnë një vend të lagësht, fillojnë e rriten me shejtësi të paparë në sipërfaqe të ndryshme, në pëlhura, dru, letra etj.

Cilat janë llojet më të përhapura të mykut?

1. Altermaria: Gjendet në hapësira të lagështa e të mbyllura, p.sh., në banjo, kanale ujërash, pellgje ujërash urbane etj.

2. Aspergillus: Ndeshet kryesisht në ambiente të brendshme që kanë shumë pluhur, ushqime në formë pluhuri ose materiale ndërtimi.

3. Cladosporium: Shfaqet në vende të ftohta ose të ngrohta të shtëpisë. Kryesisht në pëlhura dhe sipërfaqe prej druri.

4. Penicillium: Zakonisht identifikohet në materiale të dëmtuara nga uji, dhe  më të shumtën e herëve ka ngjyrë blu ose të gjelbër./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top