You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » MUZEU MË I VIZITUAR PËR 2016 NUK ISHTE LUVRI, POR…

MUZEU MË I VIZITUAR PËR 2016 NUK ISHTE LUVRI, POR…

muzeume-te-famshem-shkrime-nga-lorena-stroka-facebook-wikipedia-gazetare-biografia-fotoNga Lorena Stroka

Në qoftë se me kursimet e mbledhura në vite, ëndërronit të vizitonit nga afër ambientet e Muzeut të Luvrit, më duket se lajmet nuk janë edhe aq të mira për ju, pasi shkëlqimi i Luvrit sa vjen e “zbehet.” Sipas 2016 Museum Index, pas 4 vjetësh në krye të listës, muzeu më në zë i Francës, është spostuar në vendin e tretë. Për këtë vit, vendin e parë e zë Muzeu Kombëtar i Kinës, në Pekin, ndërsa të dytin, Muzeu Kombëtar Ajror dhe i Hapësirës, në Uashington.

Që te tre muzetë e sipërpërmendur i kanë vizituar më shumë se 22 milionë njerëz në total. Vitin e shkuar, muzeu kinez priti 7.6 milionë vizitorë, muzeu amerikan, 7.5 milionë dhe ai francez, 7.4 milionë. Që nga viti 2015 në Muzeun e Luvrit është vërejtur një rënie e ndjeshme vizitorësh, e cila i atribuohet rënies së përgjithshme të turizmit në Paris, për shkak të sulmeve terroriste që patën ndodhur në Qytetin e Dritës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top