You Are Here: Home » Mjekësi » Mushkri artificiale

Mushkri artificiale

 

 mushkri-artificiale-shkrim-nga-lorena-stroka-albstrokaNga Lorena Stroka

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Swansea-s gjendet në proces zhvillimi të mushkrive artificiale. Ata besojnë se në të ardhmen e afërt, zbulimi i tanishëm do t’u vijë në ndihmë të gjithë personave që kanë probleme respiratore (frymëmarrjeje). 

Sipas hulumtuesve pajisja nuk do te tejkalojë madhësinë e një palë syzeve dielli, dhe se roli kryesor i saj do te jete oksigjenimi i  gjakut para se të shkojë në mushkri. Ky hap do të jetë një lloj zgjidhje alternative për transplantet.  Megjithatë, do të nevojiten shumë vite akoma, derisa pajisja në fjalë të jetë në dispozicionin e të interesuarve. Sipas British Lung Foundation, ka më shumë se 40 lloje sëmundjesh që ndikojnë negativisht në mosfunksionin normal të mushkrive, duke rënduar keshtu procesin normal të frymëmarrjes, midis tyre janë kanceri i mushkrive, tuberkulozi, gripi etj., etj.  Pajisja “imiton” funksionin e mushkrive duke thithur oksigjen dhe nxjerrë dioksid karboni nga qarkullimi i gjakut./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top