You Are Here: Home » Gnomonologji » Dashuria » MUND TË BLESH SEKS, POR, JO DASHURI!

MUND TË BLESH SEKS, POR, JO DASHURI!

albstroka-blog-lorena-stroka-biografia-cfare-eshte-dashuriaShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Dashuria është falas. Nuk mund të shitet, blihet apo fitohet me mënyra të nëndheshme. Nuk mund të detyrojmë askënd që të na dojë me pahir. Dashuria as burgoset, as ligjërohet. Dashuria nuk është një substancë fizike, nuk është mall, as burim i tregtueshëm energjie. Nuk ka territor, kufij apo masa të matshme.

Çdokush mund të blejë partnerë seksualë, akoma dhe bashkëshort. Ceremonitë martesore kryhen më së shumti për shoqërinë, ligjet, rregullat, gjykatat dhe të drejtat pronësore. Vlera e martesës dhe paja në të kaluarën, sikurse mbështetja ekonomike dhe kontratat para-martesore në ditët e sotme, tregojnë qartë se martesa ka qenë, është dhe do të jetë thjesht një marrëveshje. Siç e dimë të gjithë, shumë martesa nuk bazohen në dashuri të vërtetë.

Nxitja apo kënaqësia seksuale e arritur përmes gishtave, gojës, sendeve, lojërave imagjinare, kamxhikëve-zinxhirëve apo marrëdhënieve seksuale, në të vërtetë mund të blihet e shitet disa herë. Mund të blihet besimi, shoqëria, vëmendja, akoma dhe dhembshuria, por, dashuria, jo kurrë! Dashuria vjen e shkon natyrshëm, pa marrë parasysh planet e sajesat e askujt./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top