You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MOS BESONI ASKËND…

MOS BESONI ASKËND…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

James Thurber

Brenda një shtëpie të vjetër, një merimangë kishte ndërtuar një pëlhurë të bukur për të kapur miza. Sa herë që ndonjë mizë ulej dhe mbërthehej në të, merimanga e hante, me qëllim që ditën tjetër, rrjeta të dukej si një gji i qetë e hirplotë.

Një ditë prej ditësh, një mizë mjaft e zgjuar, zhuzhitej përmbi shtrat, pa u ulur në të. Derisa merimanga i tha:

- “Eja, zbrit këtu poshtë”.

Por, miza që ish më dinake se merimanga i tha:

-  “Pa shoqëri nuk shkoj askund. Këtu nuk shikoj miza të tjera…”

Vijoi të fluturonte… të fluturonte… derisa arriti në një pikë ku ishin mbledhur grumbuj të dendur mizash. Donte të shkonte pranë tyre, por, një bletë që kalonte andej, i tha:

-  “Kujdes, budallaqe, është kurth. Të gjitha mizat janë zënë në të”.

- “Gjepura”, tha miza, “ato po kërcejnë”.

Dhe menjëherë u ngjitë në të, njëlloj si të gjithë mizat e tjera./albstroka.com/

Përfundim: MOS I BESO SHUMICËS, POR, DHE ASNJË NJERIU TJETËR…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top