You Are Here: Home » Gnomonologji » Ekzistenca » ZBËRTHIMI I MODELIT QENËSOR

ZBËRTHIMI I MODELIT QENËSOR

sorrow-elizabeth-coatsShqipëroi: Lorena STROKA – Roehampton University, UK

I. Yalom

Normalisht liria nuk duhet parë si burim shqetësimi, përkundrazi do të thoshja unë. Në thelb ajo është veç një ndjenjë pozitive. E megjithëse në kuadrin qenësor kuptimi i saj ende shtin frikë, po të bëjmë një prapavajtje në historinë e qytetërimit perëndimor, do të shikojmë se u përballë vendosmërisht me luftëra të vështira e të përgjakshme për ta fituar atë.
Liria i referohet faktit që njeriu është përgjegjës dhe shkrues i botës, projektimit, zgjedhjeve dhe veprimeve të tij. Në qoftë se është e vërtetë që ne jemi krijues të vetes dhe botës sonë, atëherë, kjo do të thotë se nuk shkelim në tokë të ngurtë, dhe se nën ne ka një humnerë, asgjë. Ndryshe nga përvoja jonë e përditshme, në jetë jemi kalimtarë, vijmë dhe shkojmë nga një gjithësi që nuk është koherente, as e strukturuar me ndonjë plan ndërlikues.
Ushtrimi i lirisë hap rrugën për dukshmërinë e përgjegjësisë, e cila përbën burim ankthi për shumë njerëz. Njerëzit ndryshojnë në masë të madhe mes tyre, për sa i përket shkallës së përgjegjësisë që ata marrin përsipër. Disa për fatkeqësitë që u ndodhin, fajësojnë të tjerët, kushtet e jetesës, punëdhënësit, akoma dhe bashkëshortët e tyre.
Ca të tjerë, nuk pranojnë përgjegjësinë personale, përkundrazi e mohojnë plotësisht, duke e cilësuar veten “viktima të pafajshme” që vuajnë nga ngjarjet e jashtme, pa marrë parasysh nëse ata vetë i kanë vënë në lëvizje këto ngjarje./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top