You Are Here: Home » Mjekësi » Andrologji » MJEKIMI I HEMOSPERMISË (GJAKUT NË SPERMË)

MJEKIMI I HEMOSPERMISË (GJAKUT NË SPERMË)

Nga Lorena Stroka

Padyshim nëse dikush shikon gjak në spermë fillon e shqetësohet, për të mos thënë që e zë paniku. Mirëpo çfarë është hemospermia? Është diçka serioze? Është diçka e dhimbshme? Si trajtohet?

Hemospermia është një simptomë e zakonshme që mund të vërehet në të gjitha moshat. Nuk është një gjendje e parikthyeshme.

Nga se shkaktohet?

Hemospermia mund të shkaktohet nga inflamacionet e testikujve, fshikëzave seminale, uretrës, kanceri i prostatës në mosha të avancuara ose nga dëmtimet gjatë marrëdhënieve seksuale.

Në disgnostikimin e shkakut kontribuojnë:

  • kartela mjekësore
  • ekzaminimi klinik
  • ultratingulli
  • analizat e përgjithshme të gjakut
  • kontrolli i koagulimit (mpiksjes së gjakut)
  • analizat e urinës
  • kultivimi i spermës

Në shumicën e rasteve mjekimi bëhet vetëm me antibiotikë (shtypje dhe çrrënjosje të shkakut)./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top