You Are Here: Home » Mjekësi » MJEKIME BIMORE PËR ELEMINIMIN E LYTHAVE

MJEKIME BIMORE PËR ELEMINIMIN E LYTHAVE

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-mjekim-bimor-per-heqjen-e-lythaveNga Lorena Stroka

Lythat janë rritjet e lëkurës të shkaktuara nga infeksionet virale dhe kryesisht nga virusi HPV. Deri më tani janë identifikuar rreth 100 lloje të ndryshme. Virusi HPV nxitë zhvillimin e menjëhershëm të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Serioziteti i lythave nuk është kurrë i njëjtë, ndryshon nga personi në person, madhësia dhe numri i tyre varet më së shumti nga forca e sistemit vetëmbrojtës të personit.

Lythat e shkaktuara nga virusi janë ngjitëse dhe mund të përhapen në pjesë të ndryshme të trupit nga kontakti me një person apo objekt të infektuar.

Çfarë duhet bërë?

Përveç heqjes me laser, lëng nitrogjen, ndërhyrje kirurgjikale dhe djegie lokale në mjedise spitalore, ka dhe disa receta popullore krejt natyrale, të cilat nëse aplikohen rregullisht dhe si duhet, mund të sjellin rezultate të shkëlqyera.

Aplikimi i drejtpërdrejtë i vitaminës C në lytha mund të ndihmojë në shpërbërjen e virusit që i shkakton. Merrni 1 vitaminë C dhe shtypeni/bëjeni pluhur, në vazhdim, përziejeni me pak lëng limoni derisa të krijohet një masë homogjene. Pastaj aplikojeni sipër lythave duke e mbështjellë me një fashë të pastër përgjatë gjithë natës. Përsëriteni këtë trajtim çdo ditë, në të njëjtën mënyrë, dhe shumë shpejt keni për të vërejtur zhdukjen graduale të tyre.

Luleradhiqet përmbajnë një lloj qumështi tepër të dobishëm për luftimin e lythave. Këpusni disa të tilla, hiquni pjesën e sipërme dhe merrni vetëm qumështin që përmbajnë në kërcell. Mandej aplikojeni direkt mbi lytha dhe mbështilleni me fashë. Për efekte sa më të mira, përsëriteni dy herë në ditë.

Falë dobive të saj medicinale, uthulla e mollës përdoret në pjesën më të madhe të kurave popullore. Ky produkt përveçse kushton pak, ka efekt të fortë ndaj lythave. Uthulla nuk vret virusin që shkakton lythat, thjesht aciditeti i saj sulmon pjesën mishtore prej së cilës përbëhen lythat.

E vetmja gjë që ju duhet të bëni në këtë rast, është të lagni një topth pambuku në uthull dhe pastaj ta aplikoni mbi lytha, duke e lënë të veprojë rreth 6 orë. Përsëriteni disa herë në ditë. Brenda muajit do të vëreni ndryshim të madh./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top