You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » “MJEKËT PA KUFIJ” TEJKALOJNË ÇDO KUFI!

“MJEKËT PA KUFIJ” TEJKALOJNË ÇDO KUFI!

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-biografia-artikuj-gazeta-albstrokaNga Lorena STROKA

Duke qenë se pjesën më të madhe të port(h)aleve shqiptare e zënë debatet e kurdisura anal-itike dhe promovimi i zogjve apo kanarinave me laring të thellë, përfshirja e informacionit serioz, nuk shihet as me dylbi, e jo më me sy të lirë! Rrjedhimisht, nuk do të më dukej aspak e çuditshme mosdëgjimi i lajmit të mëposhtëm!

Ditët e fundit, janë shtuar ndjeshëm zërat kritik për misionin e mjekëve pa kufij , në vendet ku ata veprojnë.
Në zyrat e organizatës joqeveritare ndërkombëtare (MSF), janë raportuar dhjetra akuza për abuzime seksuale nga ana e anëtarëve të organizatës, përfshirë këtu edhe mjekë, të cilët mesa duket nuk kanë nguruar të shfaqin sjellje të pahijshme ndaj personave në nevojë. Disa prej akuzave që u atribuohen janë: diskriminimi, ngacmimi seksual dhe përdhunimi.
Sipas njoftimit zyrtar të organizatës, pas publikimit të rasteve, stafi drejtues ka pushuar 19 prej anëtarëve të implikuar, si dhe ka pezulluar përkohësisht dhjetra të tjerë.

Nuk e di, sesa kjo formë ndëshkimi (sipërfaqësor) mund të quhet drejtësi! Mungesa e dënimeve më të larta për të akuzuarit, jo vetëm nuk do të eliminojë fenomenin e abuzimeve me fëmijët, por natyrshëm do të lidhë dhe gojët e viktimave nga frika e mosbesimit, stigamtizimit, ose e hakmarrjes nga pala tjetër!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top