You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » MJEKËSIA NË SHEKULLIN E 19-të

MJEKËSIA NË SHEKULLIN E 19-të

shkrime-nga-lorena-stroka-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Në shekullin e 19-të, shkenca e mjekësisë ishte shumë pak e përparuar në krahasim me sot. Përveç pamjaftueshmërisë së mjeteve efektive për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, pacientët përballeshin edhe me frikën e varrosjes ë parakohshme, për shkak të mosnjohjes së saj nga ana e shumë praktikuesve të mjekësisë. Asokohe, në Francë, ekzistonin rreth tridhjetë e pesë mënyra për të vendosur nëse dikush kishte vdekur. Disa prej praktikave më të skajshme ishin tërheqja e thithave të gjinjve me darë, ose vendosja e shushunjave në prapanicë.
Mirëpo, duke qenë se asnjëra prej metodave të mësipërme nuk gëzonte përkrahjen e plotë të komunitetit mjekësor, në vitin 1846, Akademia e Shkencave, në Paris, njoftoi çeljen e një konkursi për tezën më të mirë që do të dëshmonte shenjat e vdekjes, si dhe mënyrat për të parandaluar varrosjen aksidentale të të gjallëve.
Një mjek i ri vendosi të provojë fatin e tij. Ai ishte Eugen Bouchut, i cili argumentoi se në qoftë se zemra e një personi nuk kishte më rrahje, ai ishte patjetër i vdekur. Gjithashtu, sugjeroi përdorimin e stetoskopit (të porsa zbuluar) për dy minuta rresht mbi gjoks. Nëse pacienti nuk kishte rrahje zemre, atëherë kishte vdekur dhe mundej të varrosej./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top