You Are Here: Home » Kuriozitete » Mistere » MISTERET E PAZGJIDHURA TË HIJEVE!

MISTERET E PAZGJIDHURA TË HIJEVE!

Nga Lorena Stroka

Ju ka qëlluar ndonjëherë të zini me bishtin e syrit praninë e ndonjë një figure të errët e të pakapshme? Në qoftë se PO, ishte iluzion apo realitet? Ekzistojnë vërtet këto entitete hijesh që shfaqen në formën e njeriut?

Në ditët e sotme, kryesisht falë internetit, dukuria në fjalë është shndërruar në temë të nxehtë diskutimi për shumë faqe me përmbajtje paranormale, madje dëshmitë e njerëzve mbi çështjen janë gjithnjë e në rritje.

Këto figura njihen si hije njerëzish ose entitete hijesh, edhe pse si dukuri shfaqja e tyre daton vite më parë, me kalimin e kohës ato shtohen… Njerëzit që kanë përjetuar apo studiuar dukuri të tilla, pohojnë se hijet në fjalë shfaqeshin më rrallë dhe perceptoheshin vetëm me cepin e syrit. Ndërsa tani shfaqen më shpesh dhe për më shumë çaste, madje dëshmitarët tani janë në gjendje të përshkruajnë akoma dhe tipare konkrete, si për shembull ngjyrën e kuqe të syve.

Shkenca konvencionale dhe skeptikët i interpretojnë këto dukuri si imagjinatë aktive njerëzore, lojra mendjeje, pra, halucinacione që shkaktojnë hije dhe dritë, pohojnë gjithashtu se mendja dhe sytë mund të mashtrohen fare lehtë…

Disa të tjerë besojnë se këto entitete mund të jenë fantazma, demonë, entitete shpirtërore, trupa yjorë ose lëndë njerëzore që kanë përvoja jashtëtrupore, kryesisht gjatë fjetjes së tyre ose udhëtarë brenda kohës, njerëz që na vizitojnë nga e ardhmja.

Shkenca e di mirë që në gjithësi ka dimensone që nuk i perceptojmë me nivele të ndryshme vibrimi, pra ka të ngjarë që hijet të vijnë nga dimensione të tjera të kenë gjetur mënyrën se si të depërtojnë në dimensionin tonë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top