You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » Misteret e Elefsinës

Misteret e Elefsinës

Nga Lorena Stroka

Nuk e di nëse jeni admirues të vendeve arkeologjike, personalisht kam realizuar një sërë vizitash në ambjente të tilla. Po të njëjtën gjë vendosa të bëj dhe para disa ditësh, megjithese kam shkuar pothuajse në çdo kënd të Athinës, u kujtova se kisha harruar një vend mjaft interesant… i cili përveç  vlerave te medha arkeologjike, ka dhe një histori të çuditëshme.

Vendi arkeologjik i Elefsinës

Vendi arkeologjik i Elefsinës, është një ndër vendet më të rëndësishëm të Greqisë ndodhet rreth 30 minuta larg qendrës së Athinës. Edhe pse nuk reklamohet aq sa duhet nga zyrat turistike, është një vend që ia vlen ta vizitosh.

Përshkrim – historik

Historia sa e qytetit po aq dhe e zonës përreth nuk ka asnjë lidhje me imazhin e Elefsinës së sotme që të gjithë kemi ndërmend. Kjo zonë që banohej që nga vitet mesjetare greke, është kryesisht e njohur për misteret e Elefsinës dhe për poetin e madh tragjik, Eskilin. Madje, gjatë lashtësisë qyteti i Elefsinës konsiderohej si një ndër pesë qytetet më të shenjtë duke u shndërruar kështu në qendrën më të rëndësishme fetare. Si të gjitha të shenjtat e Greqisë dhe shenjtësia e Elefsinës strehon në ambjentet e saj monumente të ndryshme, ndërtesa, vende të veçanta për flijime, thesare, shtëpitë e priftërinjve, ndërtesa të pafundme për shërbime ruajtjeje dhe administrimi, me në krye vendin më të shenjtë, atë të Telestirit, i cili sipas traditës u ndërtua me qëllim që të banonte hynjesha e bujqësisë, kultivimit dhe pjellshmërisë Dhimitra. Pikërisht në atë shenjtësi “lulëzoi” dhe admirimi i Dhimitres si hynjeshë dhe vajzës së saj Persefonit, në emrin e të cilave ekzekutoheshin Misteret e Elefsinës. Brenda vendit arkeologjik të sotëm gjendet ndërtesa e muzeut arkeologjik të Elefsinës, e cila u ndërtua në vitin 1890, me dizanjim të arkitektit I. Musi. Ndërsa në 1892 u realizua dhe një zgjerim shtesë. Muzeu i Elefsinës përbëhet nga gjashtë salla të pasura me sende arkeologjike.

Monumentet më të rëndësishëm të vendit arkeologjik janë:

1. Η Ιερά Αυλή (Avlli/Oborr e/i shenjtë) – Vendi ku mblidheshin të gjithë besimtarët, fundi i Ιερά Οδού (Rrugës së Shenjtë), atje ku realizoheshin flijimet/kurbanet tek hynjeshat (shek i VIII para.l.k – shek II pas lindjes së krishtit) dhe tempulli i paraportës së Artemidës (shek II pas lindjes së krishtit).

2. Τα Μεγάλα Προπύλαια (Paraportat e Mëdha)

3. Τα Μικρά Προπύλαια (Paraportat e Vogla)

4. Το Τελεστήριο (Telestiri) – Është një sallë e madhe drejtkëndëshe me gjashtë hyrje. Dy portëhyrje në çdo krahëmuri. Në qendër ekzistone anaktori (shenjtëria e admirimit Elefsiniak), ku hynte vetëm Ιεροφάντη (prifti), për telesimin e ierurgjive mistike (shek V p.l.k – shek II pas lindjes së krishtit).

5. Οι Θριαμβικές Αψίδες

6. Το Καλλίχορον Φρέαρ – Sipas himnit Homerik këtu u ul Dhimitra kur erdhi në Elefsinë. Këtu realizoheshin dhe kërcimet e grave të Elefsinës, të cilat përbënin pjesë shenjtërimi në nderim të hynjeshës Dhimitra (ne gjysmën e parë të shek V pas lindjes së krishtit).

7. Το Πλουτώνειο – Oborr i shenjtë me shpella, ku sipas tradites thuhej se andej ishte shfaqur Plutoni.

8. Το Μυκηναϊκό Μέγαρο.


 © Albstroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top