You Are Here: Home » Mjekësi » Mikrobet në enciklopedi

Mikrobet në enciklopedi

                                                                                                                               Nga Lorena Stroka

“Materialin e errët” të biosferës, domethënë  mikrobet, do të mundohen të regjistrojnë për herë të parë në një enciklopedi shkencëtarët Amerikanë, me pjesëmarrjen e kolegëve Grekë dhe Gjermanë. Toka përmban baktere të shumta në brendësi dhe sipërfaqen e saj, shumë prej të cilave janë krejtësisht të panjohura për një pjesë të madhe të shkencëtarëve në nivel botëror. Përkundër faktit se ata kanë dekodifikuar mjaft elemente gjenetike të mijëra mikrobeve, hulumtuesit argumentojnë se ka shumë të tjera të cilat ende nuk janë hetuar. “Mikrobet qeverisin botën, kaq thjesht”, zbulon Akademia Kombëtare e Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas hulumtuesve përpjekja në fjalë përbën një triumf të vërtetë shkence.  Kohët e fundit, pa dritën e botimit nga Instituti i përbashkët i Gjenomit të Ministrisë së Energjetikës, volumi fillestar ”Enciklopedia Gjenomike e Baktereve dhe Antikave” (GEBA) nën udhëheqjen e pedagogut të Universitetit të Kalifornisë, Jonathan Eisen.

Copyright © 2014 AlbStroka.com

Scroll to top