You Are Here: Home » Mjekësi » Metodë e re për zbulimin e kancerit

Metodë e re për zbulimin e kancerit

Nga Lorena Stroka

Një zbulim i ri për lokalizimin e kancerit ovarian të grave që kanë kaluar në fazën e menopauzës, vjen nga Karen Lou, i Qendrës së Kancerit Anderson në SHBA. Metoda e re përdorë një model matematike për të vlerësuar tendencat e proteinës CA-125 (që zhvillohet në rastet e kancerit) dhe që duken në analizat e gjakut në kombinim me moshën e pacientes. Gjithçka kryhet përmes ultratingullit dhe mjekut specialist gjinekolog-onkolog.

Testi për proteinën është më pak rezultativ kur kanceri ndodhet në fazat e para të zhvillimit, për këtë arsye mjeku duhet të jetë tejet i sigurtë dhe i qartë në diagnostikim… Gjatë hulumtimit tetëvjeçar u monitoruan  3238 gra nga 50 – 74 vjeç, të cilat nuk kishin në familjet e tyre raste me kancer gjiri ose kancer ovarian. Rezultatet e metodës së re ishin 99.7% të sakta, fakt shumë i rëndësishëm në qoftë se merret parasysh që 70% e rasteve me kancer ovarian është zbuluar në stade të avancuara./AlbStroka.com/

Tani nuk mbetet gjë tjetër përveç testimit dhe konfirmimit të metodës së re nga hulumtime akoma më të mëdha.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top