You Are Here: Home » Mjekësi » METALI SUPER I FORTË QË SJELL REVOLUCION NË IMPLANTET MJEKËSORE

METALI SUPER I FORTË QË SJELL REVOLUCION NË IMPLANTET MJEKËSORE

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-SHKRIME-METAL-SUPER-I-FORTENga Lorena Stroka

Hulumtuesit e Universitetit Rice, në Huston, kanë krijuar në laborator një metal të ri super të fortë, i cili siç raportohet në artikullin e tyre në revistën Science Advances, është katër herë më i fortë se sa tetani.

Metali i ri i përbërë nga një aliazh titani dhe ari, pritet të ketë aplikacione të ndryshme, kryesisht në fushën e mjekësisë.

Implantet aktuale që përdoren në gjunjë, ije dhe dhëmbë dëmtohen shpejt, ndaj dhe rekomandohet zëvendësimi i tyre pas disa vjetësh. Në rastin më të mirë, implantet e sotme nuk rezistojnë më shumë se 10 vjet.

Metali i ri u emërtua Ti3Au, dhe sipas studiuesve, përveçse është shumë i fortë, ka dhe  biokompatibilitetin më të lartë nga të gjitha metalet e tjera të përdorura në implantet mjekësore.

Gjithashtu, në të ardhmen e afërt, Ti3Au do të mund të përdoret edhe në krijimin e pajisjeve sportive dhe industrinë e shpimit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top