You Are Here: Home » Gnomonologji » MENDUAT SE GJITHÇKA JU LEJOHET, Ë?

MENDUAT SE GJITHÇKA JU LEJOHET, Ë?

menduat-se-gjithçka-lejohet-e-albstroka-lorena-stroka-shqiperime-perkthime-albstroka-reviste-me-tematologji-te-pasurShqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Jean Genet

Menduat se gjithçka ju lejohet, ë?

Menduat se do të flijonim gjithë jetën tonë për t’ju shpëtuar?

U fshehët, u fortifikuat pas llogoreve tuaja të arta…

U fshehët prapa kullave të larta, qiejgërvishtësve, hoteleve të shtrenjta, bankave, zyrave dhe vilave shumëkatëshe.

U fshehët prapa ekranit të teleivizorit dhe na pëshpërisni përralla çdo darkë…

I bëtë gabim hesapet…

Këtu jemi dhe ne, Skllavet…

Do të kryengrihemi – ç’them – u kryengritëm, jemi të gatshme.

Tani keni për të parë se ku do të shkojnë aventurat tuaja të mëdha, projektet e mëdha të zhvillimit, ekonomia dhe qytetërimi juaj.

Pluhur dhe tym do të bëhen…

Në djall. Në djall shkofshin të gjitha…

Duhet gjetur një mënyrë për t’u arratisur nga jetët tona…

Të gjejmë diçka, a e kupton?

Dhe të mos jetojmë si skllave./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top