You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MENDJEMADHËSIA-PËRULËSIA

MENDJEMADHËSIA-PËRULËSIA

© Lorena Stroka

Mendjemadhësia, Përulësisë
me përbuzje, një ditë, i tha:
“Sa më dhimbsesh, moj motër,
që në ty, hiç krye s’ka”.
 
Zë-ëmbël si përherë,
Përulësia ia ktheu e qetë:
“Kryeneçësia, motër e dashur,
është pjellë e zemërimit të fshehtë”.
 
E inatosur Mendjemadhësia
malit të egoizmit u ngjit përpjetë,
por mes rrugës seç u pengua,
poshtë rrëshqiti, më s’u gjetë./AlbStroka.com/
 

Botuar në librin – KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top