You Are Here: Home » Mjekësi » TRAJTIM I RI PËR MELANOMAT E AVANCUARA

TRAJTIM I RI PËR MELANOMAT E AVANCUARA

Nga Lorena Stroka

Në bazë të rezultateve të para, pas kryerjes së një prove të shkurtër, të rejat janë mëse shpresëdhënëse në lidhje me barnën eksperimentale PLX 4032 kundër melanomës së avancuar. Medikamenti PLX 4032 që merret nga goja, zbulon dhe shkatërron qelizat kanceroze që mbartin lezionin BRAF që implikohet në 60% të melanomave.

Kura në fjalë, jo vetëm lufton kancerin e lëkurës, por, në shumë raste vonon dhe përhapjen e mëtejshme të tij. Pacientët të cilët ndoqën terapinë me PLX 4032, jetuan gjashtë muaj mesatarisht pa përkeqësim të sëmundjes, dhe më shumë se gjysma e tyre shfaqën zvogëlim tumorësh. Në ta përfshiheshin pacientët me kancer në mëlçi, mushkri dhe kocka.

“Në hulumtimin e kryer,  nëntë (9) prej gjashtëmbëdhjetë (16) pacientëve me melanoma, që u trajtuan me medikamentin eksperimental shfaqën përmirësime të kënaqshme. Zvogëlimi i tumorëve të tyre arriti deri në 30%”, deklaroi Dr. Keith Flaherty, udhëheqësja e hulumtimit në Universitetin e Pensilvanisë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top