You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » MËKATET E GJEMBËTA TË… PENISIT

MËKATET E GJEMBËTA TË… PENISIT

Nga Lorena Stroka

Në qoftë se mendoni se organi mashkullor ka qenë gjithmonë i njëjtë, gaboheni. 700.000 vjet më parë ai kishte pamje krejt të ndryshme nga sot, ishte i mbushur plot me… gjemba. Me kalimin e kohës u transformua: madhësia e tij ndryshoi, u shfaqën burra me dy penisë dhe ngritje të vazhdueshme për të paktën katër orë rresht…

Disa nga mëkatet e gjembëta të… penisit

Në gjendje “lufte”, penisi arrin deri në 14 cm. Sipas një studimi të botuar në revistën “Journal of Sexual Medicine”, u vërejt se madhësia e penisit nuk është diçka standarde, varion nga mashkulli në mashkull, për shembull, ka meshkuj që e kanë 5 cm dhe të tjerë thuajse 25 cm të gjatë.

Në varësi të situatave, gjatësia mund të ndryshojë: hulumtuesit që matën penisat e disa meshkujve pas seksit oral ose kontaktit seksual vërejtën se madhësia e tyre kishte ndryshuar dukshëm, krahasimisht me më parë, para kontaktit.

Burrat të cilët nuk shquhen për… madhësi të veçantë, do të ishte mirë të ndërprisnin duhanpirjen, shkencërisht është vërtetuar se duhanpirja mund ta zvogëlojë penisin deri në 1 cm. Dhe siç e kuptoni kjo nuk është aspak në favorin e tyre. Sipas përfundimeve të një sondazhi të botuar po në të njëjtën revistë është konstatuar se femrat parapëlqejnë meshkujt me penis të madh (s’besoj se dyshon njeri për këtë).

Sipas gjatësisë…

Në një studim të botuar pak ditë më parë në revistën “Praktikisht“, hulumtuesit zbuluan se madhësia ideale duhet të përcaktohet sipas gjatësisë së mashkullit. Për shembull, një mashkull 1.80 cm i gjatë nuk është normale të ketë penis 13-14 cm, duhet ta ketë pak më të madh. Si për ironi, meshkujt e gjatë, përgjithësisht nuk para shquhen për… madhësi, në të kundërt me shtatshkurtërit.

Synetllëku…

“Akademia Amerikane e Pediatrisë”, nuk është as pro dhe as kundër bërjes synet të djemëve, duke nënvizuar se një vendim i tillë mbart sa rreziqe po aq dhe përfitime. Nuk janë të paktë meshkujt që thonë se për shkak të synetit përjetojnë kënaqësi të reduktuar seksuale.

Ereksionet e natës…

Shumica e meshkujve ka 3-4 ereksione gjatë natës, sidomos gjatë fazës së gjumit REM. Meshkujt që nuk përjetojnë rregullisht ereksione, rrezikojnë të humbasin elasticitetin e tyre, pohojnë ekspertët.

E tmerrshme…

Sipas një studimi të botuar në revistën “Nature“, rreth 700.000 vjet më parë penisi kishte pamje mjaft të frikshme dhe të neveritshme, krahasimisht me sot.

Gjatë kohës së Neandertalëve penisi kishte gjemba. Mirëpo brenda rrjedhës së procesit evolucionar kjo dukuri filloi të zhdukej gradualisht.

Me dy penisë…

Shumë rrallë një mashkull mund të lindë me dy penisë, pra, ndodh 1 në 5/6 milionë raste, emërtimi shkencor i kësaj gjendjeje është… diphallus. Mos mendoni se këta burra përjetojnë kënaqësi të dyfishtë, zakonisht ndodh krejt e kundërta…

Priapizmi

Kam përshtypjen se vetëm disa prej jush kanë dëgjuar për priapizmin. Priapizmi është gjendja në të cilën mashkulli është tërë kohën… “në këmbë”. Shkaku më i zakonshëm është dështimi i kthimit të gjakut nga penisi në pjesën tjetër të trupit. Në këtë rast, rekomandohet ndërhyrje kirurgjikale./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top