You Are Here: Home » Mjekësi » Kardiologji » Më pak kripë për zemër të fortë

Më pak kripë për zemër të fortë

Nga Lorena Stroka

Për të ulur tensionin e gjakut dhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike të zemrës dhe goditjeve në tru, duhet të reduktoni masën e marrjes së përditshme të kripës, në 6 gr (çdo ditë), masë që korrespondon në një lugë çaji. Kripa përbëhet 40% nga natriumi dhe 60% nga klori. Formula e kripës së kuzhinës është NaCl dhe quhet kloruri i natriumit. Natriumi është i nevojshëm për rregullimin e balancimit të lëngjeve në trup. 1 gr kripë në ditë mjafton për të përmbushur nevojat e kërkuara. Kripa rrit presionin e gjakut dhe tensionin e lartë, përbën gjithashtu faktor kryesor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

75% e kripës që konsumojmë çdo ditë gjendet tek salçiçet, djathi, drithërat, buka, gjellërat e gatshme, frutat e thata të kripura. Për këtë arsye, mundohuni të shtoni në gjellën tuaj sa më pak kripë dhe gjithmonë të lexoni etiketën e produkteve ushqimore./AlbStroka.com/re në mënyrë që të detektohet sasia e kripës që përmbajnë.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top