You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » SI SHËRBYESJA DOGJI PERANDORIN!

SI SHËRBYESJA DOGJI PERANDORIN!

KARLI-I-DYTE-shkrime-nga-lorena-stroka-biografia-facebook-gazetare-wikipedia-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Karli i Dytë, mbret i shtetit mesjetar të Navarre, vdiq në moshën 54 vjeçare si pasojë e alkoolit të tepërt, por, jo se e konsumonte atë. Kur në vitin 1387 u sëmurë rëndë, mjekët e panë të arsyeshme që ta mbështillnin dhe qepnin nga qafa deri te këmbët brenda një pëlhure të lyer me konjak. Në këtë mënyrë, mbretit i duhej të qëndronte i palëvizshëm në shtratin e vet për ditë me radhë.

Shërbyesja e cila u thirr që të kryente mbështjelljen dhe qepjen e pëlhurës, në vend që të lidhte fijet nyje, mendoi se pikimi i dyllit të një qiriu të ndezur mbi rrobë, do të lehtësonte misionin e saj. Për fat të keq, pëlhura e lagur me alkool mori menjëherë zjarr, duke shkaktuar kështu djegie të rënda në të gjithë trupin e Karlit. Sundimtari i pafat mundi të rezistonte vetëm dy javë, para se të linte frymën e fundit nga plagët e marra./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top